Krijohet panik në Shkodër/ Flakë të përmasave të pazakonta shumë pranë banesave e xhamisë

Rreth orëve të para të ditës së sotme është raportuar një zjarr i fuqishëm edhe në qytetin e Shkodrës.

Sipas raportimeve thuhet se flakë të përmasave të mëdha kanë nisur në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat.

Zarri është shfaqur pranë xhamisë në “Tepe” dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era.

Dy mjete zjarrfikës të MNZSH Shkodër dhe gjashtë forca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve.

Nga raportimet e para thuhet se zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja.

“Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button