Kristaq Grabocka dhe dashuria për malet

Një qytetar korçar që dashuron malin dhe fillon plazhin në dëborë si Kristaq Grabocka.
Ai është një nga qytetarët model të Korçës. Simboli I ngjitjeve në mal, I dashuruari prej kushedi sa dekadash me natyrën malore dhe gjithçka të mirë që vjen prej saj nga ky qytet që një prej trashëgimive më të vyera të tij ka sportin e malit.
Sikur edhe një portret I pa autorizuar të bëhej për Kiçin e urtë dhe fjalëpak, asgjë më shumë nuk do të fliste se sa busti I tij I tonifikuar me rreze dielli që në shkurt e në mars. Sepse Kiçi është nga ata që plazhin e bën herët dhe si një nga qytetarët më të apasionuar për ngjitjet në mal në Korçë.