Kritikoi presidentin Xi, Kina dënon me 18 vjet burgim miliarderin

Miliarderi kinez, Ren Zhiqiang që kritikoi presidentin Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit është burgosur me 18 vjet për korrupsion.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli Ren fajtor për disa akuza, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milionë dollarëve në fonde publike, pranimin e ryshfetit dhe abuzimin e pushtetit që shkaktoi në total humbje prej 17.2 milionë dollarë për pronën shtet të ndëmarrjes që ai drejtonte dikur.

Gjyqtarët e dënuan atë me 18 vjet burg dhe e gjobiten me 620 mijë dollarë. Gjykata tha se ai “pranoi vullnetarisht të gjitha krimet e tij” dhe “ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës.

Ren, një kritik i Partisë Komuniste, e pati quajtur Presidentin Xi “një klloun” për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Dënimi i rëndë i Ren duket se është krijuar për t’i dërguar një mesazh anëtarëve të tjerë të elitës kineze se çdo kritikë publike ose sfidë ndaj Xi nuk do të tolerohet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close