Kryebashkiaku Xhakolli motivon futbollistët e Pogradecit përpara ndeshjes me Apolloninë.

Pas ndalimit të kampionatit si pasojë e pandemisë, ekipi liqenor është stërvitur në kushte të vështira. Sot trajneri Ardi Abazi bashkë me ekipin e Pogradecit zhvilluan një takim në ambjentet e Këshillit Bashkiak Pogradec, me Kryetarin e Bashkisë Z. Ilir Xhakolli, të cilët u shprehën për vështirësitë që ata kanë hasur gjatë periudhës së pandemisë.
Kryetari Xhakolli pasi u njoh me problemet e futbollistëve të ekipit të Liqenorëve, ju premtoi se do plotësojë të gjitha kërkesat, edhe pse sipas tij janë përmbushur të gjitha detyrimet.
Xhakolli kërkoi nga ekipi që në ndeshjen kundër Apolonisë të ruhet etika dhe disiplina e futbollit gjithashtu ai kërkoi që futbollistët të mos dëmtohen dhe mos dëmtojnë kundërshtarin pasi kanë shumë muaj pa u aktivizuar në fushën e gjelbër. Ai u shpreh: këtë sezon të festojmë të gjithë së bashku ngjitjen e kategorisë, kjo do të vijë si rezultat i ndeshjeve që duhet të luani ju si profesionistë në fushën e gjelbër.
Ekipi i Liqenorëve i premtoi Kryetarit Xhakolli që ndeshja me Apoloninë do përfundojë me rezultat pozitiv për liqenorët.
Cunat kërkojnë mbështetje dhe nga lojtari i 13 pasi tifozëria Pogradecare ka qenë një mbështetje e madhe ndërvite, dhe një pjesë tê suksesit të ekipit e meriton pikërisht tifozëria e Pogradecit.


[ ] Burime pranë portalit Pogradeciweb bëjnë me dije që ka pakënaqësi mbi mënyrën sesi vlerësohen ata nga drejtuesit e ekipit. Shprehen se nuk aktivizohen rregullisht sipas meritës dhe performancës që ata japin në fushën e lojës.
[ ] Një çështje për tu përmendur është dhe kompletimi i gjithë ekipit me uniformë, pasi ka mungesë bazuar në numrin e lojtarëve. Apo veshje të tjera sa i përket stërvitjes në çdo stinë, xhupa, tuta, bluza, çanta etj.

Pogradeciweb.com

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close