Kryeministër i Maqedonisë? Shqiptarë e maqedonas e kërkojnë për ta votuar. Ja çfare mendon biznesmeni Lazim Destani

Filantropi i njohur dhe Kryetari i Bordit Drejtues të gjigandit “Ecolog Internationa”, Lazim Destani, ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, ne zgjedhet që do të mbahen në muajin korrik. Megjithëse prej disa ditësh, mediat e Maqedonisë dhe ato të Kosovës kanë publikuar lajme se, “Lazim Destani do të jetë kryeministri shqiptar i Maqedonisë”, apo dhe tituj tjerë si, “Përse Zaev ka frikë nga Lazim Destani”, ky i fundit ka shuar “zjarrin”. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, filantropi dhe biznesmeni nga Tetova ka sqaruar se, “ambicie e tij veç biznesit, mbetet filantropia, aktivitetet e diasporës dhe zhvillimi ekonomik i trevave shqiptare”. Duke iu uruar suksese partive në garë në Maqedoninë e Veriut, destani pohoi se, nuk ka asnjë ambicie dhe plan për t’u angazhuar në politikë.

Lajmet e ditëve të fundit, veçanërisht në mediat e Maqedonisë, janë shoqëruar më qindja mijëra komente, nga votues me kombësi shqiptare e maqedonase, duke e mirëpritur një kandidaturë të tillë si drejtues të qeverisë së ardhshme. Kjo, me arsyetimet se, këtij shteti dhe popullit i nevojitet një njeri i tillë për të rimëkëmbur Maqedoninë e Veriut. Mdje, nëse do të ndodhte, pritej dhe votimi masiv i tij, siç vërehej dhe në rrjetet sociale mbështetja ndaj Destanit.

Ja çfarë shkruan Lazim Destani në rrjetet e tij sociale:

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë, si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik, përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close