Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli zhvilloi një takim online me Themeluesin e Gold Ventures

Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli zhvilloi një takim online me Themeluesin e Gold Ventures Investment z. Jacob Calderon (Investime të Sipërmarrjeve Gold), me praninë edhe të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, z. Noah Gal Gendler.

GVI është një kompani bankare me investime globale me bazën në Evropë (Austri-Vienë); administron një Inkubator Biznesi (Organizatë Biznesi) në Izrael dhe bashkëpunon me partnerë në 10 shtete (Izrael, Evropë, SHBA-të, Azi).

Në diskutimin online u prezantua koncepti i funksionimit të GVI-së, përkatësisht ndihmesë për bizneset e reja në faza të ndryshme për të transferuar teknologjitë e tyre në Europë, si një urë lidhëse drejt tregjeve të SHBA-ve dhe Azisë, si edhe krijimi i Ekosistemeve të Inovacionit në vende, shtete dhe bashki të ndryshme në mbarë botën, me modelin tonë unik pentagon (pesëkëndësh), duke motivuar për bashkëpunim të pestë aktorët e ekosistemit: Sipërmarrësit, Qeverinë, Kapitalin, Akademinë dhe Industrinë.

Kryetari Ilir Xhakolli prezantoi disa nga objektivat e Bashkisë Pogradec për mandatin 4-vjeçar duke theksuar si fusha prioritare: Agroturizmin dhe Agrobiznesin.

Në diksutim u theksua se infrastruktura përbën problem për zhvillimin e tyre dhe se Bashkia Pogradec është e fokusuar për investimet e nevojshme.

Në fund të Takimit u konkludua në bashkëndarjen e informacionit më të detajuar sa i takon ndërtimit të Ekosistemit të Inovacionit dhe Bizneseve të reja në Bashkinë Pogradec, e cila përbën bazën në vazhdimësi për investime konkrete në këta sektorë nga investitorë të huaj. Synohet që në sajë të këtyre investimeve Pogradeci gradualisht të shëndrrohet në Smart City.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button