Kush ka vajza botën ka!Deputeti i famshëm marton vajzën/Ceremonia madhështore

Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka martuar vajzën ditën e sotme. Ai ka publikuar foto nga ceremonia në profilin e tij në Facebook, duke shkruar një urim emocionues për të bijën. Qefalia shkruan se e bija  i ka dhënë sot të njëjtin emocion si ditën e parë kur erdhi në jetë.

Kush ka vajza botën ka”!

Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.

BIJA IME!

Ti ishe gëzimi i parë i familjes! 

Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!

Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!

Qofshi të lumtur bija babit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button