Ky do të jetë formacioni i kuqezinjve përballë Kazakistanit

Shqipëria do të luajë kundër Kazakistanit në orën 15:00, në ndeshjen e tretë të vlefshme për Ligën C në grupin katër në Ligën e Kombeve.
Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.
Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej.
Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë tre debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.
Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.
Formacionet zyrtare:
Kazakistani: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov. Trajner: M. Bilek.
Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button