LAJM I FUNDIT / Covid-i i merr jetën tragjikisht ish-deputetit të PS-së (EMRI-FOTO)

sh-deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi edhe trajneri i mundjes, Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta sot, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Mësohet se, pre disa javësh, Troplini ishte infektuar me Koronavirus dhe po merrte mjekim në shtëpi.
Mirëpo, gjendja e tij është përkeqësuar me kalimin e ditëve dhe për këtë arsye ai është dërguar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku është futur menjëherë në intubim, si pasojë e problemeve me frymëmarrjen
Por, fatkeqësisht kjo nuk ka mjaftuar që ish-deputeti i ndjerë të fitojë betejën e tij me këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër lojtarët më të suksesshëm të mundjes shqiptare, teksa në vitin 1994 është shpallur kampion Kombëtar në xhudo.
55-vjeçari ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Atlantës në vitin 1996, ndërsa është renditur mes 8 lojtarëve më të mirë në Kampionatin Evropian të Mundjes në vitin 1995.