LAJM I FUNDIT/ Prangoset njerku 39 vjeçar në Durrës, kreu marrëdhënie

LAJM I FUNDIT/ Prangoset njerku 39 vjeçar në Durrës, kreu marrëdhënie seksuale me 14 vjeçarenNjë 39 vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare. Sipas Policisë, shtetasi me inicialet L.K dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e gruas, nga martesa e parë që ajo ka pasur.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close