LAJM I FUNDIT/ Yuri Kim paralajmëron në Twitter: Liderët do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre në zgjedhjet e ardhshme

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka bërë një paralajmërim të ‘nxehtë’ në Tëitter për të gjithë liderët e partive politike në vend të cilët do të listojnë kandidatët e tyre për garën elektorale të vitit 2021.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kaloni ne veting kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.”, shkruan Kim ne Twitter.

Reagimi i drejtpërdrejtë i ambasadores Kim vjen menjëherë pas lajmeve që qarkulluan në media se gjyqtari Gjin Gjoni është një nga emrat e propozuar nga anëtarësia e PD-së Lezhë si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky fakt u hodh menjëherë poshtë nga zyra e shtypit të PD-së e cila specifikoi se emrat e propozuar nuk janë automatikisht kandidatë të saj, ndërsa sqaroi se sipas statutit të partisë, të shkarkuarit nga Vetingu apo të dorëhequrit nga sistemi i drejtësisë nuk do të filtrohen në listat përfundimtare të partisë më të madhe opozitare në vend.

Gjin Gjoni, gjyqtar i Gjykatës së Apelit është anatemuar shpeshherë për shkak të pasurisë së tij marramendese ndërsa vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen nga kjo detyrë.

Prej një viti Gjoni, priste të kalonte në filtrat e Vetingut, ndërsa KPK ishte shprehur se po kryente një hetim administrativ për të.

Në një letër drejtuar KLGJ-së ai shpjegonte arsyet e dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit ndërsa sulmoi politikën dhe bashkëpunimin e saj me krimin në mbajtjen peng të verdiktit të institucioneve të Vetingut. (lexo)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close