Lajm i mirë për punonjësit sezonalë në Greqi, ja ç’duhet të dini

Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi, do të kenë sigurime dhe shërbim shëndetësor falas.

Qeveria greke ka përgatitur ndryshimet e fundit ligjore dhe brenda pak ditësh parlamenti grek do të votojë disa ndryshime ligjore në drejtim të përmirësimit dhe thjeshtimit të procedurave të punësimit për këtë kategori emigrantësh.

Lajmi bëhet publik prej kreut të sindikatës së prodhuesve dhe konservimit të frutave të Greqisë dhe njëkohësisht edhe referues i ligjit në qeverinë greke, Kristos Janakaqis.

Janakaqis informoi ambasadoren shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, lidhur me ndryshimet ligjore që po përgatiten.
Sipas zotit Janakaqis drafti i ri ligjor u lejon punonjësve sezonalë të punësohen me procedura të përshpejtuara dhe krejtësisht falas.

Punëdhënësit marrin përsipër sigurimet shëndetësore dhe i aksesojnë ata në skemën e pensioneve.

Për herë të parë u mundësohet punonjësve sezonalë të kenë kod fiskal dhe kod sigurimesh shëndetësore, çka u akseson atyre menjëherë shërbim shëndetësor falas.

Vendoset krijimi i data baze të punonjësve sezonalë dhe pajisja e tyre me kartën e posaçme të punonjësit sezonal, çka u mundëson atyre lëvizje të lirë nga dhe drejtë Shqipërisë disa herë në muaj dhe jo vetëm me një kalim, siç ishte më parë.

Mundësohet shtyrja automatike e afateve për kontratat 3 mujore,edhe për 3 muaj të tjerë pa qenë nevoja të ribëhen dokumentat dhe pa u kthyer në vendlindje.

Mjafton një kërkesë të bere nëpërmjet internetit dhe krejtësisht falas.

“Vjet nisëm procesin e punësimit sezonal me një ligj të ri. Mundëm të kryenim procedurat shpejtë dhe pa burokraci,pa qenë e nevojshme të kalohej nëpër ambasada dhe konsullata. Edhe këtë vit punonjësit sezonalë do të mund të punojnë ligjshëm në Greqi. Rakorduam me palën shqiptare disa ndryshime ligjore me qëllim që ti bëjmë edhe më të lehta gjërat. Në të njëjtën kohë t’ju vijmë në ndihme sa më shpejtë atyre që interesohen për tu bërë pjesë e këtij procesi. Ne duam të vazhdojë bashkëpunimi me Ministrinë Shqiptare atje,me qëllim bashkëpunimin në të gjitha fushat,si atë të prodhimit,duke ju mbështetur me teknologji, pajisje dhe duke mbështetur fermerët shqiptarë në sigurimin e çmimeve sa më të mira të shitjes por edhe duke mbështetur në përmirësimin e legjislacionit tuaj,pasi siç dihet edhe Shqipëria jo larg do të jetë anëtare e Bashkimit Europian”, shprehet Kristos Janakaqis.

Ambasadorja Shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga u shpreh se falë bashkëpunimit mes dy vendeve,u bë i mundur përmirësimi i ligjit,i cili jo vetëm u thjeshton procedurat shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të punësohen sezonalisht në Greqi,por i akseson atyre shërbim të plotë shëndetësor dhe i fut ata në skemën e pensioneve si gjithë shtetasit vendas.

Po ashtu mjaft pozitiv është fakti i krijimit të platformës së aplikimit ,e cila mundëson punësimin sezonal brenda pak ditësh dhe me afate 3 plus 3 muaj”.

burimi/meganews/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button