Lajmi i mirë i Shëndetësisë Britanike, vihet në dispozicion vaksina e Covid-19 (JA KUSH PËRFITON)

Spitalet britanike kanë marrë një lajm të mirë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.  

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, NHS iu ka premtuar se brenda tre javësh, spitalet do të kenë vaksinën anti Covid 19.
Në një takim me menaxherë të lartë dhe drejtues, kreu i Fondacionit NHS besohet të ketë thënë se një vaksinë mund të vihet në dispozicion para mbarimit të këtij muaji.

Të parët që përfitojnë nga kjo do të jenë personat mbi moshën 80-vjeçare dhe më pas personeli i spitaleve, që ndodhen në vijën e parë të frontit.

Vaksina do t’i jepet në dy doza, duke u siguruar që ato të jenë të ndara tre deri në katër javë. Gjithsesi, doza nuk do t’i jepet një personi që ka bërë një vaksië gripi të çfarëdoshëm brenda shtatë ditëve të fundit.

Qeveria thuhet se po shqyrton idenë e futjes së ligjeve për të mbivendosur procesin e miratimit evropian të vaksinave nëse një vaksinë e sigurt dhe e fuqishme prodhohet para fundit të periudhës tranzitore të Brexit më 31 dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button