Lame në Pogradec: Nis legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët dhe jep një paralajmërim të fortë!

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame u shpreh se, “procesi i legalizimit po vijon normalisht dhe në qytetet e mëdha ai ka dhënë rezultate pozitive, ndërsa në një pjesë të qyteteve të tjera, që konsiderohen të kategorisë së dytë, për shkak të komplikacionit të procedurave, procesi ka nisur me vonesë ose sapo ka nisur”.

Duke folur nga Pogradeci, Lame njoftoi për nisjen e procesit të legalizimit të pallateve të braktisura nga pronarët, që nuk janë legalizuar deri më sot.

“Tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimentuar ndërtuesi dhe i ka braktisur”- tha ai.

E filluam në Pogradec, tha Lame, me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por ka shumë raste të vështira të tjera.

“Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe certifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera, e hapim këtë kapitull dhe do të ecim me ritëm të përshpejtuar”- u shpreh Lame.

Nga Pogradeci kreu i Kadastrës Artan Lame ka paralajmëruar edhe të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, duke u bërë thirrje që të mos vazhdojnë më tej.

“Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona”, tha Lame.

“As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerëzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni”, apeloi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button