“Lejoni muzikën pas orës 22:00 ose do mbyllim bizneset”! Rama: Kush do të kërcejë gjatë natës ja çfarë duhet të bëjë?!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhjen me protestën e bizneseve në zonën e Lungomares, të cilët kërkojnë zgjatjen e orarit të lejuar për mbajtjen e muzikës, teksa i jemi afruar kulmit të sezonit turistik.

Rama shprehet se nga dita e nesërme, lejimi i muzikës do të jetë deri në orën 23:00, dhe të gjithë ata që duan të këndojnë dhe të kërcejnë përtej kësaj ore, bëjnë mirë që të organizohen në natyrë.

Postimi i plotë i Ramës:
Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi t? drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.
Kujtojmë se prej disa ditësh në Vlorë dhe jo vetëm bizneset e lokaleve kryesisht, kanë kërkuar që të zgjatet orari i lejuar për muzikën, pasi sipas tyre kjo e dëmton ndjeshëm punën e tyre, pasi turistët nuk preferojnë që të qëndrojnë në lokale sa kohë që nuk ka muzikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button