Lëndë toksike mund të kenë shkaktuar ngordhjen e qindrave elefantëve në Botsuana

Më shumë se 300 elefantë janë vrarë nga lëndë toksike.

Vrasja e 360 elefantëve, ka nisur në maj dhe është raportuar në fillim të qershorit. Në fillim shkaku i ngordhjes ishte një mister, ku më pas u bënë teste të shumta në laborator mbi kufomat, dheun dhe ujin. Cyanobakteria është gjetur vazhdimit në ujë, por jo gjithmonë uji prodhon lëndë toksike. Shkencëtarët janë të shqetësuar për ndryshimet klimaterike, të cilat mund të nxisnin bakteriet që të prodhojnë më tepër lëndë toksike, ku me rritjen e temperaturës së ujit dhe kushtet bëhen më të përshtatshme për bakteret të rriten.

Botsuana është shtëpia e 130 000 elefantëve afrikanë, më tepër se në çdo vend tjetër të botës. Disa të tjerë mendojnë se gjuetarët pa leje i vranë këta elefantë, të cilët ngordhën në maj. Zv. Drejtori i parkut kombëtar, Cyril Taolo, tha të hënën, se përjashton si shkak njerëzit për ngordhjen e kafshëve. “Faktet na tregojnë se, ngordhja e elefantëve ka ndodhur prej shkaqeve  natyrore”.

“Nëse është në gropat e ujit ose ishte në gropat e ujit, pse kanë ngordhur vetëm elefantët”, deklaroi Keith Lindsay, biologe, ku kërkimet i saj janë mbi elefantët. Ajo pohon se provat nuk duhet të përjashtojnë faktorin njeri. “Diçka që vetëm elefantët e bëjnë, është  që ata kërkojnë ushqim në të mbjellat e bujqëjve. Nëse bujqit hedhin helme, elefantët e të gjitha moshave, pas konsumitit të helmeve do të kthehen në gropat e ujit. Prandaj, nuk është cyanobakteria, shkaku i ngordhjes së tyre”.

Ermir Sholla

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close