Liria e shtypit në Shqipëri – Raporti i reporterëve pa kufij, progres i lehtë, por rënie me 2 pozicione

Shqipëria ka humbur 2 pozicione në indeksin global të lirisë së shtypit të publikuar nga reporterët pa kufij. Vendi ynë renditeti në pozicionin e 84-tët në botë, ndër 190 vende të ndryshme të globit, ndërkohë që një vit më parë, renditej në vendin e 82-të nga po 180 shtete, rënia në renditjen globale vjen pavarësisht faktit se, vendi ynë është përmirësuar në pikëzimin e përgjithshëm, çka tregon se liria e shtypit në vend ka një përmirësim të lehtë krahasuar me vitin paraardhës, por se nga tjetër, vendet e tjera në listë kanë regjistruar përmirësim më të ndjeshëm.

Sa i përket krahasimit me vendet e tjera, sidomos të rajonit, Maqedonia e Veriut, Serbia, apo Mali i Zi janë në pozita më të dobëta se Shqipëria sa i përket lirisë së shtypit. Kosova dhe Bosnje Hercegovina ndërkohë janë më mirë. Në nivel global, në vend të parë në botë është Norvegjia, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka dhe Suedia, pra 4 vendet skandinave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close