LSI Pogradec/ Latifllari ngre shqetësimin ndaj arrogancës së pushtetit

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në takimin e sotëm ngriti shqetësimin e krijuar nga presioni, intimidimi apo frikësimi i qytetarëve prej pushtetarëve aktualë, kryesisht nga ata në pushtetin lokal.

Vetëm në një Njësi Administrative, disa qytetarë, anëtarë apo simpatizantë të forcës sonë politike, janë kërcënuar apo u është hequr ndihma ekonomike pas postimit të disa fototve në një aktivitet partiak.

Kjo dëshmon fare qartë arrogancën e pushtetit dhe njëkohësisht frikën e tyre se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një votë masive kundër pushtetarëve abuzues, të korruptuar dhe antishqiptar të Rilindjes.
Përfitojmë nga rasti që të inkurajojmë çdo qytetar që të denoncojë të tilla veprime të dënueshme ligjërisht dhe ju bëjmë me dije se të tilla akte do të denoncohen vazhdimisht nga ne.

Askush të mos mendojë se është i paprekshëm dhe se me pushtetin mund të veprojë si të dojë.

Tashmë shteti ligjor ka rënë dhe dëshmitë për një gjë të tillë janë pafund, ku qytetarët trajtohen në mënyrë të diferencuar, si disa të nënës parti në pushtet dhe disa të njerkës në opozitë.

Shkelësit e ligjit janë njësoj, por qeveria disa i lëmon apo i toleron dhe të tjerëve ju lëshon forcat e rendit apo taksidarët e pushtetit. Kjo e ka bërë, Pogradecin dhe gjithë Shqipërinë, vendin e padrejtësisë sociale, ku njerëzit mendojnë posaçërisht ikjen si të vetmen zgjidhje.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka denoncuar dhe vazhdon ta denoncojë shpopullimin e vendit, ikjen e të rinjve dhe të krahut të punës si rrënim i të ardhmes së vendit.

Ne, ftojmë të gjithë ata socialistë të ndershëm apo qytetarë të paangazhuar, që e duan zhvillimin dhe integrimin e vendit, ti bashkohen programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Opozitës së Bashkuar, si alternativa më e mirë për më shumë drejtësi sociale, rikthim të shpresës, ndryshim të gjendjes ekonomike dhe për një Shqipëri më të sigurt.

Sepse Pogradeci është Shtëpia Juaj!

Burimi/ TV SOT7 Pogradec

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close