Mafia e koranit si dëshmi e kriminalitetit të pandalshëm në Pogradec.

 

Policia e Pogradecit ka futur më në fund në kafaz një ‘ujk’ që ja kishin varur mëlçitë në qafë. Është arrestuar kryetari I shoqatës së peshkimit në Pogradec Adriatik Dokollari, së bashku me dy antarë të tjerë të kësaj shoqate. Akuzat ndaj tyre duken të rënda, pasi janë prangosur si të dyshuar për veprat penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ ‘Shpërdorimi I detyrës’ dhe ‘Tregëtimi I specieve të mbrojtura dhe faunës së egër’ në bashkëpunim.

Vite më parë duke shoqëruar një koleg gazetar në Pogradec, nuk më bënë aq përshtypje ‘lehtësirat dhe përkujdesja’ që kreu I shoqatës së peshkimit I krijoi korrespondentit të një televizioni të niohur, se sa apeli mallëngjyes I tij për mbrojtjen e peshkut koran në sezon shumëzimi nga gjuetia e paligjëshme.

Kryetari I shoqatës së peshkimit fliste me një lloj pafajësie e një si përlotje në sy, duke të kujtuar shenjtorët. Nuk e di saktë nëse është po ai kryetar shoqate që tani ka përfunduar në pranga, veçse nuk ka dyshim se është goditur një veprimtari mafioze në Pogradec.

Pas lajmit për arrestimin e Adriatik Dokollarit, në Pogradec kanë reaguar si të çliruar nga një e keqe e madhe. ‘Bravo policia, ju përgëzoj, ky ishte bërë makthi i peshkatarëve’ ka shkruar një lexues I zonës. Dikush tjetër thotë se ky abuzim nga shoqata e peshkimit Pogradec ishte denoncuar prej kohësh, por nuk ishin marrë masa, kushedi për çfarë motivesh.

‘Shkoni dhe nga spitali, nga mjekët e lagjeve se e ropën popullin e gjorë!!’ ankohet një tjetër qytetar nga Pogradeci, duke dhënë kështu sinjalin për të tjera ‘shpërdorime detyre’ në këtë qytet.

Këto denoncime nuk janë të rastësishme, pasi kur mbushet kupa njerëzit që flasin andej-këtej nën zë do ta ngrenë thirrjen e ankesave dhe protestës. Pogradeci ka treguesit më të lartë dhe më të frikshëm të kriminalitetit së paku në Qarkun e Korçës. Prandaj nuk është çudi që të shpërthejnë aty-këtu dhe herë pas here malinjët mafiozë në aktivitete nga më të ndryshmet.

Pak kohë më parë, bashkia denoncoi djegien e kazanëve plastikë të mbeturinave në qytet. Kur një qytetar reagoi për mungesën e kamerave, një detyrim ligjor ky si për subjekte private dhe institucione shtetërore, justifikimi nga ana e bashkisë ishte pak a shumë se ‘po shikohet edhe kjo mundësi e inatalimit të kamerave’.

Edhe këto nëse do të bënin sadopak punë, se me kriminalitetin e gjithçka që sillet rreth tij në Pogradec aktet mafioze në këtë qytet mbeten të pandalshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button