Majko batuta me Krastën: Po sikur të marrim mandatin e tretë?! Gazetari: Atëherë Ferri do bëhej stacion treni! Si i përgjigjet ministri socialist

Ministri socialist Pandeli Majko ka zgjedhur të shkojë në emisionin e gazetarit të njohur Adi Krasta, i cili gjatë viteve të fundit është kthyer në një nga zërat më të fortë kritikë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

E gjatë intervistës nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera mes tyre.

Pjesë nga intervista në emisinin “A Show”:

Krasta: Le t’i shqetësojmë ata që do të thonë “po ç’deshe që fole, pse vajte atje”…

Majko: Fakti që kam ardhur te ty, mos u shqetëso do ma thonë

Krasta: Oh çfarë gëzimi i madh, është një fitore për gazetarinë

Majko: Edhe përgjigja ime do të jetë, Adin unë e njoh para kësaj qeverie

Krasta: Dhe sidomos pas saj…

Majko: Pas zgjedhjeve e sigurtë, po sikur ne të kemi një mandat të tretë?…

Krasta: Lutem që të ndodhë, Ferri do të jetë një stacion treni. Shpresoj shumë

Majko: Ti do jesh në rregull, emisionet tuaja do të bëhen më të shikueshme.

Krasta: Kjo është e vërtetë le ta themi

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close