Maliq/ Plagoset me mjet prerës një person, babë e bir përfundojnë në komisariat

Një person u plagos me mjet prerës pasditen e sotme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku shtetasi Artan Hajredini së bashku me të birin janë konfliktuar me Juli Torren dhe më pas e kanë goditur këtë të fundit me gërshërë në pjesën e barkut.

Torre është transportuar drejt spitalit për mjekim nga ku mësohet se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat babë e bir të dyshuar për plagosjen.

Mësohet se i plagosuri dhe autorët janë të tre të komunitetit egjiptian.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close