Manastirliu jep lajmin: Kemi firmosur marrëveshjen për vaksinën anti-Covid. Ja sa milion euro ka paguar Qeveria Shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shprehet se Qeveria Shqiptare ka firmosur marrëveshjen parapake dhe ka parapaguar për marrjen e vaksinës anti-Covid, sapo ajo të certifikohet dhe të jetë e disponueshme.

Sipas Manastirliut, Qeveria ka paguar 4 milion euro parapagim për marrjen e dozave të vaksinës kur ajo të dali, ndërsa po shihet gjithashtu për të marrë vaksina dhe nga BE, nëpërmjet marrëveshjeve të tjera.

“Në momentin që vaksina e Covid do jetë e disponueshme dhe e certifikuar, ne do përpiqemi ta disponiojmë dhe në vendin tonë. Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion dollarë. Pastasj me daljen e vaksinës do bëhen pagesat e tjera. Ne e kemi bërë një marrëveshje. Paralelisht jemi duke punuar dhe me BE për të pasur procesin e vaksinimit edhe më herët, të kemi mundeësi të bëjmë marrëveshje të tjera”, tha Manastriliu.

Më tej, ministrja tha se aktualisht në vend janë të disponueshëm 1600 shtretër, por sipas saj, përballja me Covid në periudhën e vjeshtës dhe dimri s’do jetë e lehtë.

“Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale nëse kalohen kapacitetet. Do të kemi në total në dispozicion rreth 1600 shtretër bashkë me spitalet rajonalë, të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme. Kemi rritur flotën tonë të respirtarëve, monitor, eko, etj. Përballja me vjeshtën dhe dimrin nuk do të jetë e lehtë”, tha ajo.

Sipas ministres, aktivë me Covid-19 në gjithë vendin janë 5 mijë pacientë.

“Aktualisht kemi mbi 5 mijë raste aktive, gjithashtu janë mbi 230 të shtruar në spital. Strategjia jonë e vjeshtë-dimirti rrit kapacitetet spitalore në përballje me virusin, duke simuluar tre skenarë. Çfarë do të thotë kjo. Ne vendosëm me Komitetin e Ekspertëve të kishim struktuara spitalore të dedikuara për të prekurit me Covid”, tha Manastirliu, ndërsa shtoi se Shqipëria aplikon sot të gjitha terapitë që aplikohen në gjithë botën. “Duke përfshirë këtu plazmën hiperimune. Gjithashtu, në bashkëpunim me vendet e BE kemi siguruar dhe terapinë me remdesivir. Një terapi e shtrinjt por që ne e kemi siguruar për pacientët tanë.”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close