Maqedona e Veriut bëhet me qeveri të re/ Zaev krijon kabinet me 8 shqiptarë

Pas disa ditësh debat, më në fund në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar kabinetin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e votuan për qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Në fjalën e tij, Zaev u zotua se ai dhe kabineti i tij qeveritar do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët duke kërkuar bashkëpunim edhe nga opozita për çështjet strategjike. Në kabinetin e tij, u janë besuar poste 8 shqiptarëve, të cilat do të shërbejnë si ministra apo dhe në poste të tjera në kabinet. Mirëpo si problem është parë mosrespektimi i kuotave gjinore, me vetëm 4 gra në kabinet dhe duke bërë që ekspertët të ngrenë zërin.

KABINETI I RI QEVERISËS:

Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si:

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska
Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close