Maqedonasit bashkohen kundër kryeministrit shqiptar, Zaev: I jap 13 deputetë opozitës të formojë qeveri

Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev nuk pranon kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptar dhe është i gatshëm t’i japë deputetë VMRO-DPMNE-së opozitare për të formuar qeveri pakice.

Këto komente, Zaev i bëri gjatë një debati televiziv me kreun e opozitës Hristijan Mickoski.

“Nëse ky është kushti që të jemi me BDI-në, nuk do të negociojmë me ta. Jam i gatshëm t’i jap 13 deputetë Mickoskit që ai të formojë qeveri pakice, ose do të kërkoj nga ai të më japë 6 deputetë që ne ta formojmë qeverinë. Përmes shantazheve nuk do të bisedojmë”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se sikurse u zgjodhën Kryeparlamentari, Ministri i Brendshëm e i Mbrojtjes, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të kenë edhe Kryeministrin.

“Me kryeministër shqiptar rritet lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit. Me kryeministër shqiptar forcohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit. Ne nuk marrim hisen e tjetër kujt, pasi të huajin kurrë nuk e kemi dashur, por për hisen tonë gjak kemi derdhur”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka përmbyll listën zgjedhore. Të drejtë vote në zgjedhjet e 15 Korrikut kanë diçka më shumë se 1.8 milionë qytetarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close