Maqedoni: Struga mobliziohet kundër përhapjes së COVID-19…

Shtabi i krizave në Komunën e Strugës, pas mbledhjes së kryer me fokus tek parandalimi i shtimit të rasteve, ka drejtuar apel të vazhdueshëm deri tek qytetarët për respektimin e protokolleve të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot në vendin tonë janë evidentuar 90 raste të reja të infekuar me COVID-19, një shifër kjo rekord i regjistruar në Maqedoni.
Për këtë arsye dhe Shtabi i Krizës në Strugë, ka planifikuar një sërë masash për dezifektim të mëtejshëm të hapsirave publike.

Deklarata e Plotë:      

Sot,Shtabi i krizës së Komunës së Strugës mbajti mbledhje në lidhje me rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Shtabi i Krizës apelon deri tek qytetarët e Komunës së Strugës të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lusim qytetarët të zbatojnë dhe respektojnë  protokolet, të mbajnë distancë sociale, të mbajnë maskat dhe të përdorin dezinfektues me qëllim që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve.

Lehtësimi i masave nuk do të thotë se nuk duhet të tregohemi të kujdesshëm ose se beteja me COVID 19 ka përfunduar, përkundrazi, tash më shumë se kurrë duhet të tregohemi të ndërgjeshëm.

Shtabi i krizës do të vazhdojë me aksionin për dezinfektimin  dhe larje të rrugëve dhe hapësirave publike si dhe apelon deri tek institucionet lokale të vazhdojnë me të njëjtin aksion, të dezinfektojnë ambientet e tyre me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe preventimin e përhapjes së COVID 19.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close