‘Marrim deri në 300 mijë vota’, Avokati i protestave krijon parti politike, zbulohet emri: Do detyrojmë PS dhe PD të bëjnë koalicion bashkë

Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj, që njihet për organizimin e protestave kundër vendimeve të qeverisë për kufizimet në kohë pandemie, ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit me partinë e tij politike.

“Koalicioni për Shqipërinë” do të jetë një subjekt i ri garues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i cili sipas avokatit Goxhaj do të arrijë që të mbledhë nga 100 mijë deri në 300 mijë vota.

Goxhaj u shpreh në Fax News se synimi i kësaj force politike është t’i detyrojë PS-në dhe PD-në q ëtë bashkojnë forcat për të krijuar mazhorancën parlamentare.

“Ne i kemi marrë masat tona, kemi një vit që i kemi planifikuar. Nuk jemi future në këtë fushatë  zgjedhore thjesht për të qënë një zë, ne jemi future në këtë fushatë zgjedhore për të prishur stabilitetin e kësaj klase politike, të këtij riciklimi. Ne duam t’i pengojmë këta që të bëjnë qeveri. Ne duam t’i prishim këtyre çdo lloj koalicioni, çdo lloj mazhorance, përveç një koalicioni që s’e prishin dot që është PD-PS. E vetmja mundësi që këta të bëjnë qeveri është PD-PS-LSI dhe ne të jemi opozita e vetme kundër establishmentit dhe oligarkisë. E vetmja formë që kjo klasë politike ka për t’u ricikluar është pikërisht për t’u zgjidhur problemi i 70 përqindëshit. Me kodin zgjedhor ata kanë krijuar një mundësi që të vjedhin votat e të vegjëlve një ti një unë.

Në çdo tvolinë numërimi ata duan që të vjedhin votat e partive të vogla. Koalicioni për Shqipërinë e ka ambicien të marrë nga 100 000 dhe 300 000, të gjithë ata që nuk besojnë do ta shohin rritjen e koalicinit në muajt në vazhdim.

Ne synojmë të marrim një numër deputetësh që mos t’I lejojmë partive të mëdha që të formojnë qeverinë”.- tha Goxhaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close