Marrin formë investimet në Pogradec

Që prej muajsh Pogradeci është kthyer në një kantier ndërtimi.Bashkia Pogradec nisi investimet që para nisjes së sezonit turistik duke filluar me rikonstruksionin e plotë të Rrugës “Rinia” dhe Rrugës “Reshit Çollaku”.Pas riasfaltimit të këtyre dy rrugëve kryesore të qytetit u vazhdua dhe me shtrimin e trotuareve pasi u bë edhe zgjerimi i tyre ndërsa plloçat e vjetra u zëvendësuan me ato të reja.Më pas nisi rikonstruksioni i fasadave të pallateve që ishin në gjëndje të rënduar.Pallati i madh tek “Agjensia” ishte i pari që u rikonstruktua dhe më pas filluan edhe disa pallate tek “Rruga Rinia”, ndërsa tani punimet vazhdojnë në brëndësi të këtij blloku sërish me rehabilitimin e rrugëve,trotuareve dhe fasadave.Edhe “Rruga Garik” që gjithmonë ka patur probleme do të asfaltohet dhe dy lulishtet përballë kishës do të transformohen duke u gjelbëruar më tepër.Duhet theksuar se këto punime që po bëhen në Pogradec janë të një rëndësie të lartë pasi ndikojnë në rritjen e turizmit dhe në cilësinë e jetës urbane.Përsa i përket përfundimit të komplet investime,mendohet që të jetë me ribërjen e fasadave të pallateve përgjatë “Rrugës Gani Butka”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button