Marteniteti i ri në Korçë sipas të gjitha standarteve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga materniteti i Korçës, të cilat tregojnë si ishte para shtatë viteve dhe si është sot, i rikonstruktuar dhe me të gjitha kushtet.

Patjetër ka ende shumë për të bërë për shërbimin shëndetësor, në çdo aspekt, por ama këdo që e ka harruar si ishte shëndetësia dhe shan, akuzon, përqesh a thua se ka ardhur nga hëna, duhet ta ndihmojmë të zgjojë kujtesën nga gjumi”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama thekson se po të na kishte zënë pandemia 7 vite më parë me gjendjen e spitaleve, qytetarët do jetonin një qamet më të madh se vet lufta.
Të na kishte zënë Covidi me spitalet që gjetëm para 7 vjetësh sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta”, përfundon Rama.

Materniteti i ri i Korçës ofron sot kushte dinjitoze dhe një shërbim cilësor sipas standardeve për nënat dhe bebet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button