Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama reagoi për masakrën në Velipojë me 4 të vrarë. Ai u ndal te masat që qeveria ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë gjatë sezonin turistik.

Rama tha:

Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir, dua tiu bëj thirrje të gjithë subjekteve, që nuk kanë leje, të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia do të jetë në të gjithë bregdetin dhe do të konfiskojë të gjitha çadrat që nuk janë në përputhje me letrat, hapësirat publike janë të popullit.

Skema e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, në këtë rast bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk duan të jetë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Besoj se përveç disa rasteve që janë publike, dhe disa të tjera që janë problematike, pjesa tjetër është pozitive. Subjektet që nuk kanë leje duhet të largohen vetë, dhe të mos humbasin bazën materiale, e cila do t’iu merret dhe nuk do t’iu kthehet më mbrapsht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button