Mbani sportin larg nga politika! Nga Anisa Bahiti

#Anisa_Bahiti

Mbani sportin larg nga politika!Shkruan:✍#Anisa_Bahiti👇Në gjithë këto vite tranzicion njerëzit e thjeshtë kanë kaluar shumë strese dhe ngarkesa psiko-emocionale e sociale. Kostot e destabilizimit të vazhdueshëm të jetës në vend kanë pasur efekte shumë të rënda.Emigracioni ka larguar trurin dhe rininë. Shkollimi, shërbimi shëndetësor, strehimi gjithçka është bërë më shtrenjt, me pagesë. Çdo skaj i jetës sonë është politizuar deri në ekstrem. Një ndër pak aktivitete të cilat i kanë takuar qytetarëve të thjeshtë për t’u dëfryer ka qenë sporti, më konkretisht ai më popullori, futbolli. Të gjithë e mbajnë mend gëzimin mbarëpopullor kur mundëm Greqinë në Qemal Stafa, kur u kualifikuam dhe kur morëm pjesë në Europian. Të gjithë mbajnë mend emocionet Kuq e Zi në Beograd, apo ndeshjet e bukura në stadiumin e ri të Elbasanit dhe të Shkodrës. Sa e sa familje të thjeshta i kanë vënë emrat fëmijeve të tyre Lorik si kapiteni i kombëtares Kuq e Zi. Dhe vjen një ditë që politika që nuk ka lënë sektor të jetës pa ndërhyrë, merret edhe tek futbolli. Një media pranë qeverisë merret me tifozerinë e ekipit më të vjetër tradicional të kryeqytetit duke e quajtur terroriste. Ekipi tjetër i kryeqytetit ka drejtor teknik vëllain e Kryeministrit, e tifoz numër 1 vetë zëvendëskryeministrin i cili çdo javë përplaset me Presidentin e Federatës së Futbollit edhe ky vëllai i një politikani. Në debat përfshihet edhe zyra e Presidentit të vendit dhe kthehet në një sherr të mirefilltë politik.Të nderuar politikanë! A nuk mendoni që; të paktën futbollin, ta lini larg politikës. Qytetarët janë të lodhur nga hallet e jetës dhe kanë nevojë për pak gëzim. Lërini të paktën të gëzojnë lojën më popullore me sa më pak strese! Anisa Bahiti ✍🏻

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close