Mbi 52 milionë të prekur dhe mbi 1.2 milion viktima/ Bota nën ankthin e Covid-19.

Shkon në mbi 52 milionë rastet e infektimeve me Koronavirus të regjistruar në të gjithë botën.

Prej fillimit të pandemisë Covid-19, sipas të dhënave nga faqja e specializuar “Worldometer” 52,479,614 qystetarë janë infektuar, ndërsa 1,290,465 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me pandeminë.

Lajm i vetëm ngushëllues është numri i të shëruarve. Deri tani 36,706,773 qytetarë kanë trimumfuar përballë Covid-19.

Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri në terma absolutë mbetet Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 10 milionë raste dhe pothuajse 241,000 viktima, të ndjekura nga India dhe Brazili.

Sa i përket Europës, shteti më i goditur është Franca, e cila javët e fundit ka njohur një rritje të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve duke detyruar qeverinë e Parisit të rifusë vendin në karantinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button