MBLIDHET KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT/ Rama dhe Meta të buzëqeshur, takojnë miqësisht bërrylat (FOTOT)

Janë pamje që nuk i shohim shpesh. Jemi mësuar me akuza e kundër akuza dhe me fytyra politikanësh të vrenjtura por ndonjëherë ka dhe takime të ngrohta.

I tillë ka qenë takimi sot mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ndonëse nuk ka pasur shtrëngime duarsh, Meta dhe Rama kanë përplasur krahët, përshëndetja tipike në kohë pandemie dhe janë shfaqur shumë të buzëqeshur.

Të dy kishin zgjedhur kostume ngjyrë blu, ndërsa kryeministri mbante një dorë në xhep, shumë i relaksuar. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja së bashku me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close