Mbyllet pas një viti Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, ja vendimi që i kalon Kuvendit

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit ka mbyllur pas pothuajse një viti punimet. Në fundin e një procesi hetimor që u ngrit në Kuvend, mazhoranca arriti në përfundimin se presidenti Meta nuk e ka shkelur aq shumë Kushtetutën, sa të mjaftojë për shkarkimin e tij nga Kuvendi.

Drejtuesi i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh krenar për punën e tij dhe të kolegëve, që sipas tij kishte si qëllim të vetëm, që prej ditës së parë respektimin e Kushtetutës.

“Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje” rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidenti, një ligj organik për presidentin.

Në kuadër të ligjeve të reja të reformës në drejtësi ka qenë dhe një ligj organik për Presidentin i Republikës po u tërhoq nga procedura sepse nuk qartësonte kompetencat e Presidentit por merrej me privilegjet presidenciale.

Ftojmë ta miratojmë këtë raport përfundimtar të komisionit hetimor. 6 vota pro, me rezervën që kolegu Fino shprehu, asnjë kundër, asnjë abstenim miratohet raporti përfundimtar i komisionit hetimor. Mbyllet veprimtaria e këtij komisioni hetimor”, është shprehur Manja në mbledhjen e cila u mbajt online.

Bashkim Fino ishte socialisti i vetëm që ka artikuluar qartë kërkesën për shkarkim të Presidentit Meta në raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor të ngritur për këtë çështje.

“Presidenti ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, ndaj duhet të shkarkohet. Nuk e ngritëm komisionin për të analizuar sjelljen e Metës. Na ka quajtur grup kriminal, ndaj le të reflektojmë para se ta çojmë raportin përfundimtar në Parlament’, u shpreh Fino në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve ku po diskutohet raporti final i hartuar pas përfundimit të punimeve të Komisionit Hetimor.

Madje Fino nuk ka kursyer as ironitë ndaj grupit të tij parlamentar duke u shprehur: “Ndoshta duhet ti kërkojmë falje presidentit se e kemi bezdisur”.

Në komision foli dhe deputeti i opozitës Halit Valteri i cili kërkoi shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës, por votat e tyre janë të pamjaftueshme për ta realizuar këtë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close