Mbyllet vrima e madhe e ozonit mbi Artik, vetëm pak muaj pasi u krijua.

Vrima më e madhe e ozonit, e dokumentuar ndonjëherë mbi Polin e Veriut, është mbyllur pothuajse aq shpejt sa u formua. Vrima u formua në fillim të këtij viti dhe arriti madhësinë e saj maksimale në, rreth 11 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo vrimë është konsideruar si më e madhja e ozonit, e dokumentuar ndonjëherë mbi Artik.

Studiuesit në Shërbimin e Monitorimit Atmosferik të Kopernikut, besuan se vrima ishte shkaktuar nga një vorbull polare jashtëzakonisht e fortë, gjë e cila shpjegoi dhe rritjen e saj relativisht të papritur, thotë CNN. Me vorbull polar kuptojmë një rrymë të lartë në hapësirë, e cila qarkullon si një model i ç’rregullt në formën e unazave rreth Artikut dhe ndihmon për të mbajtur ajrin e ftohtë, të bllokuar mbi pol.

Mesatarisht, temperaturat mbi Artik nuk janë aq të ftohta sa ato sipër Antarktidës, gjë e cila e bën të rrallë paraqitjen sezonale të vrimave të ozonit në Polin e Veriut, ndësa ky është një fenomen vjetor në Polin e Jugut.

“Është shumë e pazakontë që një zhvlerësim kaq i fortë i ozonit të ndodhë në hemisferën veriore, por vorbulli polar i këtij viti ishte jashtzakonisht i fortë dhe këmbëngulës, dhe temperaturat ishin mjaft të ulëta për të lejuar formimin e reve të stratosferës për disa muaj”, u shpreh një ekspert.

Sakaq, disa ekspertë aluduan se zhdukja e shpejtë e vrimës së ozonit mund të jetë shkaktuar nga zvogëlimi rrënjësor i ndotjes së ajrit, i përftuar gjatë izolimit të COVID-19. Por një hipotezë e tillë është hedhur poshtë nga CAMS. “COVID-19 dhe masat parandaluese të saj nuk kanë asnjë lidhje me këtë fenomen”, shkruajti grupi në një postim në Twitter.

Vrima u formua me shpejtësi për shkak të vorbullës polare jashtëzakonisht të ftohtë, ndaj ekipi CAMS, prentendon se zhdukja e saj është për shkak të ngrohjes së vorbullës polare.

^/Burimi. Top Channel

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close