Me 7 vota pro/ Sokol Sadushi zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, me kompetencat e kryetarit

Gjyqtari Sokol Sadushi është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë ditën e sotme.

Ai u zgjodh me 7 vota pro.

Deri në zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Lartë ai do të ketë kompetencat e drejtuesit.

Gjykata e Lartë ishte pa kryetar që nga largimi i Ardian Dvoranit.

“Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njofimin për mbledhjen e zhvilluar.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit. Aktualisht Gjykata e Lartë ka 3 anëtarë, Sokol Sadushin, Ervin Pupen e Ilir Pandën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close