Me Dritëronë në Rusi, poeti Bardhyl Londo tregon kujtimet nga takimi I Agollit me gruan ruse.

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

Me Dritëronë në Rusi, poeti Bardhyl Londo tregon kujtimet nga takimi I Agollit me gruan ruse.

‘Do shkojme ne Rusi, me tha nje dite Driteroi, te ftuar nga organizata e shkrimtareve ruse. Vjen ti me tha. Pyetje eshte kjo, i thashe. Po gazeta, me tha.’

Atehere isha kryeredaktor i Drites, kujton poeti Bardhyl Londo. Po jane te tjeret, i thashe.

Pasi ndejtem dy tri dite ne Budapest, u nisem per Moske. Nje jave qe ndejtem atje ndodhi çudia e pare: pasi s’lame kishe e manastir pa pare na çuan pertej Uraleve, ne nje qytet tipik rus, Kostrama.

Pas nje udhetimi 24 oresh me tren, i hipem nje trapi neper lumin Jenisej. Ishte vertete nje udhetim sureal. Trapi ishte nje fare mjeti lundrues ndertuar me trare rreth nje pellembe larg njeri tjetrit: po te ulje koken shikoje lumin e rembyeshem. Ate e perdornin si urban: hipnin zbrisnin njerez neper stacione, shumica me shishen e vodkes ne dore dhe me ato fizarmonikat tipike ruse me kopsa e jo me tastiera.

Gjemonte kenga dhe vallja. Driteroi bashkohej here me nje grup here me nje tjeter sikur ishte ne Devoll jo ne Urale.

Udhetimin tjeter e beme ne Peterburg. Sapo i ishte nderruar emri me referendum nga Leningrad ne Peterburg.

Ne stacion te trenit doli na priti djali i Driteroit me te vellane por me baba tjeter. Djali i Driteroit mu duk tamam si devolli. Per fat te keq mbante mend vetem dy fjale shqip: djathe dhe xhexhe, nena e Driteroit.

Nje mbremje, me thote Driteroi, do shkojme ne nje darke, do vish ti? Po ne per kete kemi ardhur I thashe. Po ku do shkojme? Tek gruaja ime tha ( nuk thoshte kurre tek ish gruaja). Mua sikur me ra tavani ne koke. Po une cfare te bej i thashe, te vij krushk?

Ishte vertete nje pamje e pakonceptueshme per ne shqiptaret: Nina, keshtu quhej gruaja e Driteroit ne mes, nga njera ane Driteroi, nga ana tjeter burri aktual.

Muhabeti vazhdonte per shtate pale qefe. Natyrisht gjithcka e drejtonte Driteroi. Burri aktual vetem degjonte. Papritur Nina i drejtohet Driteroit: tani me qe erdhe rri ketu, i tha. Po si te rri, i tha Driteroi, ne Tirane kam familjen. Po pse ketu çfare ke, I tha Nina, kete nuk e ke djale, mua nuk me ke grua?

Burri aktual vetem degjonte.

Ne 70 vjetorin e Driteroit ne Topchannel une desha te tregoj kete ngjarje por druhesha nga Sadija, te ciles i kisha treguar gjithcka sapo zbritem ne Rinas, me qe me pyeti a e takoi Driteroi Nien.

Tregoje, tha ajo. Per formalitet, megjithse e dija pergjigjen, i thashe dhe Driteroit. Po ti, me tha, po nuk tregove kete, çfare do tregosh tjeter?

Sqarim: Në foto Dritëro Agolli me gruan e tij ruse dhe djalin në vitet e martesës dhe Dritëroi pas vitesh në takim me djalin në Rusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com