“Më ka shpëtuar”. Xhensila Myrtezaj përlotet teksa kujton periudhën e errët të jetës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku është përlotur teksa ka rrëfyer nisjen e rrugëtimit të saj artistic.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.
Këngëtarja tregoi se talentin e saj e zbuloi mësuesja e muzikës kur ishte në klasë të pestë. Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për vogëlushen e saj, Ajkën. Xhensila u shpreh se Ajka është suksesi i saj më i madh në jetë dhe se uron që në të ardhmen të ketë një raport të shenjtë me të, njësoj si e ka ajo me të ëmën.
“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button