“Me Kodin e ri Zgjedhor do të fitojmë 100 deputetë!” Kryemadhi: Çfarë nuk negociojmë me PD-në dhe aleatët opozitarë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se opozita e bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste.

Ajo deklaroi se fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme kundër pesë njerëzve, që sipas saj, po grabisin Shqipërinë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas.

Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale.

Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri.

Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Pyetje: A jeni e gatshme të pranoni në listat e LSI edhe aleatë të tjerë të opozitës? Nëse po, cilët janë?

Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit.

Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë.

Pyetje: Nëse fitoni, a do zënë të rinjtë poste politike, apo do vazhdohet me të njëjtat fytyra?

Kryemadhi: Edhe në një familje stafeta është pjesë biologjike e kujtdo nga ne, e njëjta gjë është edhe në politikë. LSI është një nga partitë që ka mbijetuar më gjatë dhe është e vetmja që votat vijnë duke iu rritur me 20-30,%, që nga dita e krijimit të saj, dhe kjo falë të rinjve.

Flet vetë zgjedhja e Kejdi Mehmetajt 20 vjeçe deputete, që kanë arritje në Parlament më shumë se ministrat tanë, por edhe Gjosha, Caka, Braimllari, që e kanë nisur karrierën politike që në bankat e shkollës. Një nga arsyet pse hungërin Rama sot është edhe rritja e LSI. Rama nuk ka asnjë ëndërr, sepse është peng.

Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng, duhet të largohet. Ndaj dhe vetë politika e LSI sot është shtrirja, zgjerimi. Pasuria më e madhe e LSI sot janë të rinjtë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close