“Më pe shtrembër”/ Zbulohet arsyeja pse shqiptari vrau 24-vjeçarin turk

Prej vitesh, në qytetin e Lajpcigut në Gjermani vlon një luftë e nëndheshme mes bandave të drogës, kryesisht mes grupeve shqiptare dhe turke. Për këtë arsye, kur në vitin 2019, u vra turku 24-vjeçar, Emrah K., u mendua se ai ra viktimë e përplasjeve mes grupeve të drogës. Turku u vra nga shqiptari Mariglen M., 36 vjeç.

Por tani mësohet se shkaku i krimit të rëndë ishte shumë banal. Viktima e kishte parë keq dhe shqiptari nuk ishte ndjerë mirë.

Pas një sherri mes tyre, shqiptari nxori pistoletën që mbante me vete dhe qëlloi mbi turkun. Ky i fundit u fut në lokal dhe doli prej andej me një pistoletë ajri. Ai nuk e kishte parashikuar se ky ishte fundi i tij. Shqiptari e qëlloi në gjoks dhe e la të vdekur.
Shqiptari është arrestuar në Spanjë dhe ka dalë përpara gjykatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button