Mediu zbulon justifikimin e Bashës për listat e hapura: Më tha se nuk pranon Rama

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideroi marrëveshjen e 17 majit 2017 mes Ramës dhe Bashës deri në kriminale.

Në studion e lajmeve në Report TV Mediu u shpreh se përgjegjësia e Bashës është që i besoi kundërshtarit.

Mediu u shpreh se në 2017 shumë personalitetet të Partisë Demokratike u zëvendësuan me persona pa integritet.

“Në 2017 u bë një marrëveshje që u konsiderua nga përmbajtja e bukur dhe e këndshme, por nga mënyra e implementimit shumë e trishtueshme dhe do të thoja kriminale.

Kjo nuk është përgjegjësi e zotit Basha. Përgjegjësia e zotit Basha shkon deri në pikën për të besuar kundërshtarin politik. Nuk është ndonjë mëkat kaq i madh.

Mënyra si veproi kundërshtari ishte kundër interesave të Shqipërisë. Mendoj se ka nevojë për reflektim.

Jo çdo individ që rri afër mund të jetë pjesë e kuvendit pa konkurruar. Në këtë pikëpamje PD ka shumë personalitet që ngelën jashtë në 2017 dhe u zëvendësuan nga persona që nuk kanë treguar as formim as integritet. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve“, deklaroi Mediu.

Listat e hapura ka qenë një çështje që partitë e vogla kanë insistuar, madje Mediu thotë se këtë ia ka kërkuar edhe drejtpërdrejt Bashës, por i ka thënë se ndryshimin e sistemit nuk e pranon kryeministri Rama.

“E kam ngritur këtë çështje në emër të PR, e kam folur edhe me zotin Basha.  Nuk është se Basha ka qenë kundër, por ka argumentuar se Rama nuk pranon të ketë lista të hapura.

Nuk shkon tek ideja e ndryshimeve kushtetuese dhe për të shmangur këtë handikap u la që të diskutohej në momente të fundit.

Por duket që nuk ka diskutime për lista të hapura, por as për ndërtimin e koalicioneve brenda koalicionit që propozoi PR me disa parti të tjera.

Pra ka një diskutim që të ngelet miratimi i reformës në kuadër teknik që ka të bëjë me identifikimin biometrik, një zv/komisioner që emërohet nga opozita, riorganizimi i KQZ i kontrolluar nga palët, ka të bëjë me  mënyrën e funksionit të komisioneve vendore deri pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, financimi i partive politike.

Unë mendoj që problemet zgjedhore nuk kanë ardhur nga ligji, por nga vullneti politik”, u shpreh kreu i Partisë Republikane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close