MEGAOPERACIONI/ Reagon ambasada e SHBA-së: Urime SPAK-ut, vazhdoni punën e mirë në emër të popullit shqiptar

Ditën e sotme u bë me dije se autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare shkatërruan një organizatë kriminale italo-shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane.

Sakaq, në postim thuhet se SPAK duhet të vazhdojë punën dhe të japë rezultate në emër të popullit shqiptar.

“Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar,” shkruhet në postim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close