Messi feston ditëlindjen!Sot 34 vjeç!

ARGJENTINE – Legjenda e futbollit, argjentinasi Lionel Messi, feston sot 34-vjetorin e lindjes së tij. Superylli i Barcelonës konsiderohet edhe si një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave. Me 73 gola në 147 ndeshje, “Pleshti” është edhe shënuesi më i mirë në histori i Argjentinës, ndërkohë që mban rekordin e ndeshjeve me kombëtaren, së bashku me Javier Mascheranon.

Messi aktualisht gjendet me “Albicelestët” në Brazil, ku po zhvillohet “Copa America”, duke qenë kapiten i vërtetë. Argjentina, me 7 pikë nga tri ndeshje, kryeson renditjen në grupin A dhe e ka siguruar vendin në çerekfinale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button