Ministrja Balluku: “Rregullat dhe procedurat që do ndiqen për riatdhesimet. 14 ditë karantinë në hotel”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka sphejguar sot hap pas hapi për të gjtihë qytetarët e interesuar që duan të riatdhesohen, rregulalt dhe kushtet që ka vendosur shteti shqiptar.

Të gjithë të riatdhesuarit duhet të vetë-karantinohen me paratë e tyre në hotele të përzgjedhura nga qeveria në Durrës.

Fluturimet e para do të vijojnë nga data 18 prill, u shpreh ministrja, ndërsapPër të kryer rezervimin duhet të të shkoni te faqja airalbania.com.al dhe më pas të zgjidhni rubrikën riatdhesime.

Më pas shpjegon ministrja në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore dhe më pas nën shoqërimin e policisë do të drejtoheni në Durrës ku do të jeni 14 ditë në karantinë. Pas verifikimit nga stafi mjekësor do të ktheheni në shtëpinë tuaj.

Njoftimi i plotë:

Pas grupit të parë të riatdhesimeve, për të gjithë ata që janë konsideruar në bazë të kritereve si grupe në nevojë, tani jemi angazhuar për të zgjidhur më gjerë këtë cështje. Duke filluar nga dita e shtunë datë 18 prill “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet e karantinimit kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina.

Transporti ajror do të kryhet nga “Air Albania”, e gjithë paketa ku përfshihet transporti dhe hoteli do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Garantohen kushtet sanitare dhe shëndetësore. Për të kryer rezervimin duhet të të shkoni te faqja airalbania.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime. Klikoni te linku i hotelit te paketa që u përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik.

Formulari do të firmoset fizikisht në sportelet e “Air Albania”-s nga ku do të udhëtoni. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura, pasi nuk do të tolerojmë askënd që thyen rregullat e vendosura. Pasi të keni pranuar kushtet mund të procedoni me pagesën elektronike për karantinën 14 ditë. Në email do të vijë konfirmimi për rezervimin e akomodimit së bashku me një kod unik të cilin do ta përdorni për të vijuar me rezervimin e biletës së avionit. Me Kodin kryeni rezervimin e biletës dhe pagesën. Kështu do të keni përfunduar procesin. Air Albania do  dërgojë detajet për ditën dhe orën e fluturimit në email.

Në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore me më pas të shoqëruar me mjetet  e transportit në shoqërimin e policisë do të drejtoheni në Durrës. 14 ditë në karantinë. Pas verifikimit nga stafi mjekësor do të ktheheni në shtëpinë tuaj. Fluturimet do të nisin me Romën, por edhe nga destinacione të tjera mund të përdoren për të udhëtar nga Tirana drejt Italisë nga qytetarët italianë apo shqiptarë që kanë leje në vendin fqinj. Ju lutem respektoni kërkesat e vendosura nga Italia. Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00. Për cdo paqartësi do të vendosim disa numra kontakti” tha ajo.

SCAN

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close