“Mjeku kërkon legalizimin e ryshfetit”/ Rama i shokuar: Mbresëlënës për nivelin e kurajos dhe paturpësinë e propozimit

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me mjekë dhe infermierë lidhur me nisjen e punimëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Kryeministri Rama është ndalur te deklarata e një ptrej mjekëve që kërkone legalizimin e ‘ryshfetit’, ku e konsidenton si skandal.

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se ‘të gjithë janë njësoj’ dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button