Modeli i Zelandës së Re: E mundëm dhe valën e dytë të koronavirusit

Prej dhjetë ditësh pa infeksione, pas karantinës të kryeqytetit hiqen masat ndaluese. Popullariteti i kryeministres Jacinda Ardern është tek yjet. Të dielën është pranë rizgjedhjes.

Kur në gusht virusi u rikthye në Wellington, kryeqyteti i Zelandës së Re dhe ku jeton gjysma e popullsisë, regjistroheshin pothuajse zero infeksione që nga fillimi i qershorit. Në atë moment kryeministrja Jacinda Ardern doli personalisht në televizion për të shpjeguar se autoritetet do të ndërmerrnin një tjetër karantinë, të ashpër. Infeksioni kishte shpërthyer në një bllok popullor dhe infeksioni duhej limituar në minimum. Dhe tani, pas masave të reja, prej dhjetë ditësh ka zero infeksione. “Virusi është në kontroll”, deklaroi të hënën Ardern, një hap afër rizgjedhjes në votimet e së dielës.

Menaxhimi i pandemisë prej saj është cilësuar nga disa vëzhgues si “prindëror”, pra i ashpër, por empatik, ka fituar mbështetjen gjithnjë në rritje të qytetarëve. Projeksionet mbi zgjedhjet e së dielës tregojnë se partisë së saj Laburiste do i mungojë vetëm një vend më pak në Parlament nga 61 që do i duhen për të qeverisur e vetme.

Por cila është “receta” e Zelandës së Re? Javë të tëra karantine totale që në fillim të rasteve të rejave, si kjo e gushtit; më pas rikthim i plotë në jetën normale kur rreziku duket se ka kaluar. “Shoh në pjesën tjetër të botës si funksionojnë alternativat, dhe nuk më duken të mira”, deklaroi Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp të hënën, ndërsa vlerësoi me “95 për qind” mundësinë që vendi ka eliminuar transmetimin e virusit. “Skuadra jonë e vogël prej pesë milionë banorësh, pak të lodhur këtë herë, kanë bërë atë që bëjnë gjithnjë kombëtaret tona të sportit: uli kokën dhe shkoi përpara”.

Sigurisht, me pak më shumë banorë sesa një provincë e Romës dhe me një densitet popullsie si i Suedisë, dikush do të thotë se është e lehtë të mbash nën kontroll një epidemi. Por përgjigja nga publiku – nxënësit e shkollave, bizneset, familjet – ishte ekstremisht i disiplinuar. Ashpërsia e masave ishte edhe më efikas me gjurmimin e saktë të infeksioneve (me një app qeveritar) dhe me sforcimin për shumëfishimin e tamponëve, si edhe mbylljes pothuajse totale të kufijve, të hapur vetëm për qytetarët dhe kush kishte leje pune. Por modeli është i qartë: synohet “eliminimi” i virusit, ashtu si në Tajvan, dhe në kontrast me vendet si Suedia që synojnë “imunitetin e tufës”. Të dyja qasjet kanë baza solide shkencore; nëse janë të aplikueshme varet nga faktorë të ndryshe, mes të cilave, edhe ardhja, herët apo vonë, e një vaksine./Corriere/American Eye

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close