Momente nga realizimi i filmit “Trishtimi i Zonjes Shanjder” – 2005 (VIDEO)

Nje film i realizuar me shume dashuri dhe profesionalizem. Nje cast i shkelqyer aktoresh qe te rrembejne me lojen e tyre. Skenari i bukur zberthyer emocionalisht nga mjeshtri i njohur regjisori Piro Milkani. Film i bukur realizuar ne kohe te veshtira!

Historia zhvillohet në vitin 1961, kur një grup studentesh nga Akademia te Arteve të Bukura vijnë të xhirojne filmin e diplomimit me temë një Fabrike Motorrash në Český Štemberk (Ceki). Filmi zhvillohet rreth dramës personale të studentit shqiptar Lekë që vjen nga një vend i izoluar totalisht prej pjesës tjetër të Evropës.

Ai lufton me ndjenjën e solidaritetit ndaj Atdheut dhe familjës, veçanërisht nënës së tij, magjepsjen ndaj një mënyrë jetese, shfrenimi erotik dhe shkujdesjeje të “rinisë së artë” çeke dhe pasionit të dashurisë me një grua në moshë.

Aktorë: Nik Xhelilaj, Anna Geislerová, Barbora Stepánová, Tomás Töpfer, Michele Placido

Regjisori: Piro Milkani & Eno Milkani

Distributori: Bunker Film +

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com