Mori 2000 euro rryshfet për një masë sigurie/ Përgjimet e SPAK i ‘bëjnë gropën’ prokurorit të Kukësit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi. Bëhet me dije se nga përgjimet e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është bërë i mundur arrestimi i tij pasi dyshohet si i përfshirë në korrupsion. Arrestimi i Karriqit dhe shoferit të tij u bë në shëtitoren e Kavajës ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.

SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro rtyshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” për 2 të tjerë. Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button