Mori 2000 euro ryshfet! Kërkoi një masë më të butë sigurie, Apeli jep vendimin për prokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Edmond Karriqin, prokurorin e Kukësit, i cili tre javë më parë u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Apeli i GjKKO-së këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e drejtuesit të prokurorisë së qytetit verilindor duke e lënë atë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Sipas SPAK, Karriqi u vu në pranga pasi në këmbim të 2 mijë eurove ndryshoi masën e sigurisë për një person që e ka patur nën hetim, për drogë.
Së bashku me Karriqin, SPAK urdhëroi arrestimin edhe të shoferit të tij Isuf Gega, dhe 2 personave të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button