“Mund të luhet futboll me maska”

Mark van Ranst, një virolog belg dhe konsulent i “Jupiler Pro League” (kampionatit elitar në Belgjikë), nuk e përjashton mundësinë që futbollistët të kthehen në fushë me maska dhe të luajnë me to në ndeshjet zyrtare.

“Me siguri është një rrugë që duhet marrë në konsideratë, – thotë Ranst për “Le Soir”. – Nuk është fjala për maska kirurgjikale, sepse janë të papërshtatshme. Në internet gjenden maska anti-infeksion që mund të mbahen nga futbollistët dhe çiklistët. Janë maska më komode, me të cilat mund të luhet futboll”.

Mark Van Ranst, virologu belg

Imazhet e futbollistëve të Gremios, të cilët një muaj më parë hynë në fushë me maska në shenjë proteste, mund të kthehen në një normalitet në futbollin e kohës së koronavirusit. Të paktën në Belgjikë, ku aktualisht ka përplasje të forta mes Federatës dhe Ligës nga njëra anë dhe UEFA-s nga ana tjetër.

Drejtuesit e futbollit belg kërkojnë që të mbyllin kampionatet që tani (më 24 prill merret vendimi zyrtar në asamble), por kanë marrë kohë, pasi UEFA e kërcënoi Belgjikën se do t’i përjashtonte skuadrat e saj nga kompeticionet europiane. Gjatë kësaj jave klubet e “Jupiler Pro League” kanë nisur të stërviten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button