Muzikë përtej orarit/Çfarë gjobe mori Noizy dhe administratori i lokalit?!

Muzika përtej orarit të lejuar u ka kushtuar procedim penal dhe 1 milion lekë gjobë administratorit të një subjekti dhe pronarit të një subjekti tjetër në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit Indrit Deti, 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe Rigels Rajku, 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës,  pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Për këtë të fundit, burime për Ora News bëjnë me dije se bëhet fjalë për reperin Noizy, i cili prej vitesh tashmë i është futur dhe botës së biznesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button